top

SHENGEN VIZAT

Përmbledhje

Të gjithë shtetasit e Kosovës duhet të aplikojnë për vizë para se të hyjnë në Finlandë dhe /ose në shtetet e tjera, sipas marrëveshjes së Shengenit.

Para aplikimit, ju lutemi sigurohuni që ju keni kuptuar rëndësinë e “qëllimit të vizitës”. Për vizat Shengen duhet të aplikohet në Ambasadën/Konsullatën përkatëse të vendit të destinacionit tuaj kryesor. Destinacioni juaj kryesor duhet të jetë shteti i Shengenit ku kohëzgjatja juaj e qëndrimit aty tejkalon të gjitha shtetet tjera. Për këtë arsye, kur udhëtoni në më shumë se një vend të Shengenit, ju duhet të paraqisni kërkesën tuaj në Ambasadën/Konsullatën që përfaqëson vendin e destinacionit tuaj kryesor. Në rast të qëndrimit të barabartë, ju duhet të paraqesni kërkesën e juaj tek misioni i shtetit të Shengenit që përfaqëson portin e hyrjes tuaj të pare.

Qendra e Aplikimit për Viza të Finlandës në Prishtinë pranon vetëm aplikacionet për viza me qëndrim të shkurtër. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre (3) muaj përtej qëndrimit të planifikuar në Finlandë dhe duhet të ketë të paktën dy (2) faqe boshe në dispozicion në pasaportë.

Klikoni në skedat e tjera në këtë faqe për të parë më shumë informacione rreth procesit të aplikimit për vizë.

Tarifa e vizes

TARIFAT E VIZËS
Viza e Shengenit për qytetarët e Kosovës 35
Viza e Shengenit 60
Fëmijët, 0 deri 5 vjeç 0
Viza e Shengenit për qytetarët e shteteve në vijim
(Sipas Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave):
- Federata Ruse
- Shqipëria
- Armenia
- Azerbajxhani
- Bosnjë-Hercegovinë
- Gjeorgjia
- Maqedonia
- Moldavia
- Mali i Zi
- Serbia
- Ukraina
- Kap Verde
35

Ka një pagesë të shërbimit 27 euro (duke përfshirë TVSH) të vendosura për aplikim përveç tarifave të vizave.

Tarifat janë të pakthyeshme.

Aplikuesit që paraqesin aplikacionet e tyre në Qendrën e Aplikimit për Vizë duhet të paguajnë tarifën e vizës në arkën e pagesave në para të gatshme ose me kredit/debit kartelë (kur është në dispozicion) menjëherë pas dorëzimit të dokumenteve.

Aplikuesit e përjashtuar nga pagesa e vizës:

  • Anëtar i familjes së QYTETARIT TË FINLANDËS që banon në Finlandë
  • Anëtar i familjes së qytetarit tëBE/EEA-së (lëvizja e lirë)
  • Nxënësit e shkollave, studentët, studentë pasuniversitarë dhe mësuesit shoqërues të cilët ndërmarrin udhëtime për qëllime studimi ose trajnimi arsimor – Do të vlerësohet rast pas rasti
  • Hulumtuesit që udhëtojnë me qëllim të kryerjes së kërkimit shkencor - Do të vlerësohet rast pas rasti
  • Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të personelit

Aplikuesit që përjashtohen nga pagesa e vizës duhet të paguajnë vetëm tarifën e shërbimit.

Dokumentet e kërkuara

Ju lutemi vini re se kategoria e vizave e zgjedhur nga një aplikues duhet të bazohet në qëllimin e udhëtimit në Finlandë dhe vendimi duhet të bëhet nga vetë kërkuesi/ja – Stafi i Qendrës së Aplikimit të Vizave të Finlandës nuk do të jetë në gjendje t'ju ndihmojë në marrjen e këtij vendimi. Një aplikacion i plotësuar gabimisht dhe pa kujdes mund të shkaktojë refuzimin e aplikimit për vizë. Aplikuesi mund të ketë nevojë të paraqesë detaje shtesë ose mund të kërkohet nga aplikuesi që të vijë për një intervistë në Ambasadë.

Lista kontrolluese per vizë private / turizëm
Lista kontrolluese për vizitë zyrtare / biznes
Lista kontrolluese për arsye Sportive / kulturore/ mjekësore / arsye tjera

Specifikimi I fotografisë

photo Spec

Ju lutemi jepni një fotografi me ngjyra të kohëve të fundit, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj. Fotografia duhet të jetë:

  • E marrë në prapavijë të thjeshtë ose me ngjyra hiri/të zbehta.Prapavija duhet të jetë e ndriçuar, një-ngjyrëshe dhe mesatare. Ngjyra griri e ndritçme është më e përshtatshme për prapavijë.Ndriçimi duhet të jetë uniform: fytyra, qafa dhe prapavija duhet të jetë e lirë nga hijet dhe pikat e nxehta
  • Nuk duhet të ketë hije në prapavijë ose nën mjekër dhe qafë
  • Fytyra duhet të dallohet qartë në prapavijë
  • Në fokus të mprehtë, të qartë dhe me cilësi të mirë
  • Printuar në letër normale fotografike
  • 47 mm lartësia x 36 mm gjerësia
  • Gjatësia e kokës duhet të jetë 25 – 35mm
  • Nuk duhet të merret me diçka që mbulon fytyren, pa syze të diellit ose syze me ngjyra, ose mbulesën e kokës, përveç nëse mbahen për arsye fetare ose mjekësore. Aplikuesit duhet ta kenë gojën e mbyllur (pa buzëqeshje, rrudhje të vetullave ose ngritje të vetullave), sytë e hapur dhe aplikuesi duhet të jetë i kthyer përpara, duke shiqur drejtë në kamerë; dë dyja, koka dhe supet duhet të kthehen drejt kamerës. Fotot e stilit të portreteve ku aplikuesit nuk i shihen supet nuk është e pranueshme.
  • Ndalohet modifikimi i fotografisë

Koha e shqyrtimit

Shqyrtimi i aplikimit zgjat të paktën dy javë, por mund të merr edhe më shumë, nëse aplikacioni nuk është i kompletuar. Ju lutemi vini re se të gjitha aplikacionet janë të shqyrtuara individualisht. Ambasada mund të kërkojë më shumë dokumente, informacione ose ju mund të thirreni për një intervistë e cila mund të zgjasë kohën e shqyrtimit.

Ju lutemi vini re se sipas Nenit 23 të RREGULLAVE TË PARLAMENTIT DHE TË KËSHILLIT EVROPIAN mbi krijimin e një Kodi të Komunitetit për Vizat (Kodi i Vizave) periudha e shqyrtimit të kërkesës për vizë nga autoriteti përkatës Konsullor mund të zgjatet deri në 60 ditë kalendarike.

Një aplikacion i plotësuar gabimisht dhe pa kujdes mund të shkaktojë vonesë ose refuzim të vizës. Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të kërkuara gjatë paraqitjes së kërkesës për vizë do të përshpejtojë kohën e shqyrtimit. Aplikuesit mund ti duhet të dorëzojë të dhëna shtesë, shembull: një plan më të detajuar të udhëtimit. Çështja e vizës do të vendoset edhe pa dokumentet e kërkuara dhe vendimi mund të jetë në disavantazhin e aplikuesit, nëse dokumentet që mungojnë nuk i dorëzohen Ambasadës Finlandeze deri në datën e akordimit (Kodi i vizave 810/2009 Neni 23).

Ambasada e Finlandës në Kosovë, do t'i kthejë pasaportat e shqyrtuara tek Qendra e Aplikimit për Vizë të Finlandës. Aplikuesit mund të regjistrohen për një Shërbim Postar në kohën e dorëzimit të aplikacionit ose të marrin dokumentet nga Qendra e Aplikimit për Vizë të Finlandës në Prishtinë, kur ato janë gati.Aplikuesit mund të regjistrohen për Shërbime Postare në kohën e dorëzimit të aplikacionit ose të marrë dokumentet nga Qendra e Aplikimit për Vizë të Finlandës në Prishtinë, kur ato janë të gatshëm.

Ju lutemi Klikoni këtu për të marrë informacione në lidhje me vizën tuaj të Shengenit.