top

Forma Online E Aplikimit

Ju lutem vini re se shqyrtimi i aplikacionit tuaj për vizë do të fillojë vetëm pasi aplikacioni i shtypur dhe i nënshkruar me të gjitha dokumentet mbështetëse të jetë dorëzuar në Qendrën e Aplikimit për Vizë të Finlandës dhe pagesa e vizës të jetë paguar. Aplikacionet që dërgohen vetëm në formë elektronike nuk do të shqyrtohen. Nuk është e mundur të dorëzoni një aplikacion me postë ose përmes faksit.

Shënim:

  • Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në Anglisht dhe me shkronja të Alfabetit Latin
  • Të gjitha fushat e rekomanduara duhet të jenë të plotësuara
  • Printojeni formularin e aplikimit
  • Mos harroni ta nënshkruani aplikacionin

Ne kemi kënaqësinë t'ju informojmë se ju mund të përdorni shërbimin e plotësimit të formularit në Qendrën e Aplikimit për Vizë të Finlandës. Specialistët profesionistë do të plotësojnë dhe shtypin formularin e aplikimit për ju tek sporteli derisa ju po aplikoni për vizë. Ky shërbim do t'ju ndihmojë të kurseni më shumë kohë gjatë dorëzimit të aplikacionit për vizë. Ju do të gjeni informacione shtesë këtu.

Ju lutemi vini re se formulari juaj i aplikimit për vizë do të jetë në dispozicion për modifikime dhe shtypje vetëm për 14 ditë pas kompletimit të tij. Në mënyrë që të korrigjoni formularin e kompletuar të aplikimit për vizë, do t'ju duhet ID e regjistruar e Emailit dhe fjalëkalimi juaj. Pas kompletimit të formularit të aplikimit për vizë, shtypeni dhe dorëzojeni aplikacionin tuaj tek Qendra e Aplikimit për Viza të Finlandës brenda 14 ditëve.

Kliko këtu për të plotësuar formularin e aplikimit për vizë

. Ueb faqja në vijim mbështetë Internet Explorer 10 dhe më lart, Firefox 30.0 dhe më lart, Chrome 30.0 dhe më lart, Safari 9 dhe më lart.

Juve ju kërkohet të shtypni të dyja, formularin e aplikimit për vizë dhe një fletë barkodi që do të gjenerohet pas kompletimit të formularit të vizës. Dorëzoni formularin e aplikimit dhe fletën e barkodit së bashku me dokumentet mbështetëse tek Qendra e Aplikimit për Vizë të Finlandës. Ju lutemi mbani mend që të dorëzoni fletën e barkodit – kjo do të sigurojë lehtësime gjatë shqyrtimit të aplikacionit tuaj.

Ju gjithashtu mund të shtypni formularin e kompletuar të aplikimit për vizë tek Qendra e Aplikimit për Vizë të Finlandës.

Ne gjithashtu ju sugjerojmë që të keni informacionet e mëposhtëm në dorë para se të filloni:

  • Pasaporta për udhëtime jashtë vendit
  • Adresën në Finlandë
  • Të dhënat e personit/organizatës ftuese
  • Programin e udhëtimit

FAQ (Pyetjet më të shpeshta) Aplikimi për Vizë

  • A duhet të përdor një formular të aplikimit të plotësuar online apo mund të dorëzoj një formular të aplikimit në letër të plotësuar me dorë, si më parë?

    Ju mund të përdorni gjithashtu një formular aplikimi në letër por ne ju rekomandojmë përdorimin e formularit të aplikimit në internet sa herë të jetë e mundur. Kjo do të lehtësojë dhe shpejtojë procesin e shqyrtimit të aplikacioneve tek Konsullata.

    Ne kemi kënaqësinë t'ju informojmë se ju mund të përdorni shërbimin e plotësimit të formularit në Qendrën e Aplikimit për Vizë të Finlandës. Specialistët profesionistë do të plotësojnë dhe shtypin formularin e aplikimit për ju tek sporteli derisa ju po aplikoni për vizë. Ky shërbim do t'ju ndihmojë të kurseni më shumë kohë gjatë dorëzimit të aplikacionit për vizë. Ju do të gjeni informacione shtesë këtu.

  • Nëse bëj paraqitjen e formularit të aplikimit për vizë sot, kur do të jetë gati viza?

    Koha e shqyrtimit të aplikacionit fillon ditën kur aplikacioni i shtypur dhe i nënshkruar me dokumentet plotësuese i dorëzohet Ambasadës, me kusht që edhe pagesa e vizës të jetë paguar. Koha e shqyrtimit nuk fillon ditën kur e plotësoni aplikacionin.

  • Nëse e plotësoj formularin e aplikimit sot, kur mund ta dorëzoj atë? A duhet ta dorëzoj atë në të njëjtën ditë apo mund të vij më vonë?

    Nuk është e nevojshme të dorëzoni aplikacionin në të njëjtën ditë. Ju mund të bëni një termin në këtë faqe të internetit për ta dorëzuar aplikacionin, ose të vini dhe të paraqitni kërkesën brenda 14 ditëve të ardhshme pa një termin.

  • Pasi kam shtypur aplikacionin, kam vërejtur një gabim në të. A mund t'i korrigjoj gabimet me një stilolaps apo duhet t'i korrigjoj ato nëpërmjet internetit?

    Korrigjimet duhet të bëhen përmes sistemit të aplikimit për vizë. Ju mund të ktheheni në sistem duke përdorur shfrytëzuesin tuaj personal. Mos harroni të shtypni aplikacionin e ri dhe të korrigjuar të bashkangjitur me një fletë të barkodit. Mos harroni të nënshkruani aplikacionin përfundimtar. Nënshkrimi duhet të shtohet si në vendin e aplikimit #37 dhe në fund të faqes së fundit

  • A mund të bëj ndryshime më pas në formularin e aplikimit që kam plotësuar nëpërmjet internetit? A duhet të shtyp një aplikacion të ri me një fletë të barkodit?

    Ju mund të bëni ndryshime në aplikacion derisa ta dorëzoni atë për shqyrtim në Ambasadë. Ju mund të ktheheni në sistemin e aplikimit për vizë duke përdorur shfrytëzuesin tuaj personal. Mos harroni të shtypni formularin e ri të aplikimit të bashkangjitur me një fletë të barkodit, pas bërjes së ndryshimeve.