Top Button

Mirësevini në uebfaqen e Qendrës për Aplikim të Vizave të Ambasdës Norvegjeze në Kosovë. Kjo uebfae ofron informata se si të aplikoni për Vizë të Shengenit për të udhëtuar në Norvegji si vendi kryesor i destinacionit tuaj. Të jeni të informuar se Qendra e Aplikimit të Vizave të Norvegjisë në Prishtinë pranon dokumentet për aplikim për viza afatshkurtëra për Norvegji. Islandë, Danimarkë Ju lutem shtypni këtu për të marrë përmbledhjen në gjuhën Serbe.

Important information icon
  • Më shumë anëtarë të familjes që jetojnë jashtë BE / EEA tani mund të udhëtojnë në Norvegji.

    Qeveria ka njoftuar se do të jetë e mundur që më shumë anëtarë të familjes që banojnë jashtë BE / EEA të udhëtojnë në Norvegji nga 21 Tetor 2020.

    Grupet janë:

    • fëmijë dhe fëmijë e bashkëshortit/es mbi moshën 21 vjeç tek një person që jeton në Norvegji
    • prindërit dhe njerkët e fëmijëve mbi moshën 21 vjeç që banojnë në Norvegji
    • gjyshërit dhe njerkët e gjyshit/es se një personi që jeton në Norvegji
    • nipërit ose mbesat dhe nipërit ose mbesat e bashkëshorti/es se një personi me banim në Norvegji
    • fëmijët e të dashurës / të dashurit tuaj nëse jeni në një marrëdhënie të krijuar
    • bashkëshorti, partneri i regjistruar, bashkëjetuesi dhe fëmijët e një shtetasi norvegjez i cili jeton jashtë vendit dhe i cili udhëton për të vizituar Norvegjinë së bashku me shtetasin norvegjez
    • Qytetarët e BE / EEA dhe anëtarët e familjes së tyre që banojnë në vendet e treta

    Do të zbatohen kërkesat e zakonshme për vizë dhe hyrje.

    Shikoni gjithashtu njoftime për shtyp nga Drejtoria e Imigracionit (UDI)

    https://www.udi.no/en/important-messages/more-family-members-who-live-outside-the-eueea-can-travel-to-norway/

    Për më shumë informacion në lidhje me kushtet e karantinës, ju lutemi konsultohuni në faqen e Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik https://www.fhi.no/en/op/novel-coronavirus-facts-advice/facts-and-general-advice/travel-advice-COVID19/

  • Anëtarët e familjes dhe i dashuri/e dashura e Norvegjezëve tani mund të vijnë në Norvegji për të vizituar të afërmit e tyre. Nga 15 Korriku Norvegjia hapet për disa kategori vizash.

    Duke filluar nga 15 Korriku, Qeveria lejon hyrjen e shtetasve të huaj nga vendet jashtë BE/EEA (referuar si shtetas të vendeve të treta) që kanë familjen ose një lidhje romantike në Norvegji. Megjithatë, asnjë çlirim nga detyrimet e karantinës ose nga dispozitat e zakonshme të Ligjit të Emigracionit nuk do të miratohet.

    Kush mund të aplikojë për vizë në Norvegji?

    Shtetasi i huaj i cili mund të dokumentojë vendin e qëndrimit për karantinë sipas Covid-19-rregullorja § 5, paragrafi i parë, dhe i cili ka marrëdhëniet e mëposhtme me një person që banon në Norvegji:

    • Bashkëshorti/ja, partneri/ja i/e regjistruar ose bashkëjetuesi/ja.
    • Fëmijët ose fëmijët e bashkëshortit/es nën moshën 21 vjeç të një personi që banon në Norvegji.
    • Prindërit ose njerkët e një fëmije nën moshën 21 vjeç që banon në Norvegji.
    • I dashuri/e dashura të cilët janë në marrëdhënie për një periudhë të paktën nëntë muaj. Palëve u kërkohet që të jenë takuar me njëri-tjetrin fizikisht. Personi që jeton në Norvegji duhet të parashtrojë një vetëdeklarim të cilin partneri i marrëdhënies duhet ta paraqesë gjatë mbërritjes në Norvegji, duke konfirmuar se të dy kërkesat janë përmbushur. Një kopje e formularit duhet të dorëzohet së bashku me aplikimin për vizë.

    Formularin mund ta gjeni këtu:

    https://www.udi.no/globalassets/global/aktuelt/korona/solemn-declaration-on-relationship.pdf

    Për informata më të detajuara lidhur me rregulloren e re, referohuni

    https://www.udi.no/en/important-messages/endring-i-innreiseregler-fra-15.-juli/

    Ku dhe si të aplikoni?

    Nga e Hëna 20 Korrik është e mundur të aplikoni për vizë në VFS Global për kategoritë e lartpërmendura. Ju lutemi vini re se aplikimi për vizë (dokumentat e kërkuara) duhet të dorëzohen në një nga qendrat tona të aplikimit VFS Global. Është e detyrueshme të caktoni takim/termin. Për shkak të pandemisë Covid-19, jo të gjitha qendrat e aplikimit VFS janë të hapura (Baku) dhe jo të gjitha qendrat e aplikimit janë të hapura gjatë gjithë ditëve të javës. (VFS Ankara dhe Stambolli janë të hapura të Mërkureve dhe Premteve, ndërsa VFS Izmir dhe Antalya vetëm të Mërkurave). Ju lutemi gjeni linqet për të gjitha qendrat e aplikimeve VFS në faqen tonë të internetit: https://www.norway.no/en/turkey/service-info/visitors-visa-res-permit/

    Rëndësia e dokumentacionit:

    Ju lutemi vini re se të gjitha kërkesat e mëparshme të aplikimit për vizë janë të vlefshme. Listat e kërkesave të dokumentacionit janë në dispozicion në faqet e internetit të VFS. Për më tepër, kur dorëzoni aplikacionin tuaj në VFS, duhet të dëshmoni se jeni në një nga kategoritë e përmendura më lart. Nëse jo, VFS është udhëzuar të refuzojë pranimin e aplikimit tuaj.

    Për rregulloret dhe udhëzimet e përditësuara nga UDI, ju lutemi referohuni (vetëm në Norvegjisht):

    https://www.udiregelverk.no/rettskilder/udi-retningslinjer/udi-2020-009/

    https://www.udiregelverk.no/rettskilder/udi-retningslinjer/udi-2020-008/

    https://www.udiregelverk.no/rettskilder/udi-retningslinjer/udi-2020-011/

  • Keni kujdes nga ofertar mashtruese për punë. Për më shumë të dhëna – kliko këtu

Shkarkimit

Formulari i aplikimit
PËRLLOGARITJE E TARIFËS SË VIZËS
Kliko këtu

NDJEK APLIKACIONIN TUAJ

Track your application

Nëse tashmë keni paraqitur aplikimin në qendrën për aplikim vize,për të ditur statusin e aplikimit tuaj

Kliko këtu

TË DHËNAT E PËRGJITHSHME


QENDRA PËR APLIKIM PËR VIZA TË NORVEGJI

location map

Gjeni vendin më të afërt të Qendrës së Aplikimit për Vizë. Ju lutemi zgjedhni qytetin ku banoni,më poshtë.

LAJMET DHE PËRDITËSIMET

Më shumë anëtarë të familjes që jetojnë jashtë BE / EEA tani mund të udhëtojnë në Norvegji...

Published on 23 October 2020

Anëtarët e familjes dhe i dashuri/e dashura e Norvegjezëve tani mund të vijnë në...

Published on 19 July 2020




Lexo më shumë